Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rana e Hedhun në Shëngjin tërheq turistët e huaj

    20/07/2024 23:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një prej plazheve që zbulohet çdo ditë e më shumë nga turistët e huaj është Rana e Hedhun në Shëngjin.

    Kjo zonë zgjidhet për pamjen e bukur, por dhe për kushtet në bregdet. Turistët janë nga shtete të ndryshme kryesisht nga Evropa, teksa e vlerësojnë këtë vend kryesisht për pushime.

    “Ka gjermanë që kryesojnë sigurisht, austriakë, holandezë, zviceranë, nga të gjitha vendet e Evropës, të mos them nga të gjitha vendet e botës. Është hera e parë që vijnë në Rana e Hedhun, kanë dëgjuar për Ranën e Hedhun edhe janë të suprizuar thonë se është më e pastër nga sa kanë dëgjuar më parë”, thotë një operator turistik për TV Klan.

    Operatorët turistikë janë të kënaqur, shumë prej turistëve vijnë për herë të parë në Rana e Hedhun, teksa largohen me përshtypje të mira.

    “Këtu është shumë mirë. Kam qenë në zona të tjera dhe tani po kaloj kohë shumë të bukur në këtë vend fantastik. Njerëzit janë shumë të dashur dhe të sjellshëm. Uji është si kristal dhe hapësira në det është e pastër,” tha një turist.

    “Ne kemi ardhur nga Gjermania dhe po kalojmë pushimet në Shqipëri. Na pëlqen shumë vendi dhe do të qëndrojmë këtu më gjatë nga sa e kishim menduar,” u shpreh një turiste.

    “Pas qëndrimit në këtë zonë do të shkojmë në vende malore. Ne kemi ardhur nga Belgjika. Për ne është një vend i mrekullueshëm. Duam që të qëndroje edhe të paktën dy javë këtu,” shtoi një tjetër.

    Pritshmëritë janë të larta dhe për pjesën tjetër të muajit Korrik dhe në Gusht ku numri i turistëve pritet të jetë edhe më i lartë.

    Artikuj të ngjashëm

    U raportua se është vendosur taksë për pushuesit në Shëngjin, flet kryetari i Lezhës

    Detaje nga rasti në Shëngjin – Punëtori humbi jetën pasi u rrëzua, disa persona e dërguan në spital dhe ikën

    Ra nga lartësia e një banese, vdes punëtori i ndërtimit në Shëngjin

    Të Fundit

    Seanca në Apel ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe Fitim Mustafës – mungojnë të akuzuarit

    Pamje të reja: Agon Fejzullahu teksa vrapon në drejtim të policit – i cili përdor sprejin ndaj 27-vjeçarit

    Bie borë në pik të verës në Kredarica të Sllovenisë

    Pamje dramatike, kamioni përfshihet nga flakët në rrugë – VIDEO

    Merret vendim: Ky është dënimi për prindin e futbollistit nga Kosova që e godit gjyqtarin e futbollit në Zvicër

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.