Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Fero dhe avokatja e tij reagojnë me deklaratë zyrtare pas lajmeve në media për ngritjen e aktakuzës

    02/07/2025 23:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pas publikimit në media të aktakuzës së ngritur ndaj reperit të njohur Feronit Shabani, i njohur si Fero, ka ardhur edhe reagimi i tij i parë zyrtar. Përmes një deklarate të shpërndarë në Instagram, e cila mban emrin e avokates mbrojtëse Bedrie Berisha Rexhepi, reperi ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën si është trajtuar rasti në publik, duke akuzuar mediat për shkelje të ligjit dhe manipulim të opinionit.

    “Në lidhje me publikimin e fundit të bërë nga një portal medial më datë 2 korrik 2025, theksojmë me shqetësim se informatat e publikuara përmbajnë elementë të qartë të shkeljes së ligjit dhe të procedurës penale”, thuhet në fillim të reagimit.

    Sipas deklaratës, seanca e datës 25 qershor ka qenë e mbyllur për publikun dhe çdo shpërndarje e dokumenteve ose e të dhënave nga ajo seancë përbën cenim të rëndë të një procesi të drejtë gjyqësor.

    Në reagim thuhet se aktakuza ndaj Feros nuk ka marrë ende formë të prerë dhe publikimi i saj është i papranueshëm dhe i motivuar nga interesa që “shkojnë përtej drejtësisë”.

    Në këtë deklaratë, Fero bën të ditur se edhe pala tjetër në procesin gjyqësor – pra ish-bashkëshortja e tij, modelja Arbenita Ismajli – është subjekt i ndjekjes penale nga Prokuroria Themelore në Gjilan, duke përmendur aktakuzën dhe aktvendimin për fillimin e hetimeve ndaj saj.

    “Këto përpjekje të koordinuara për të diskredituar klientin tim nuk do ta ndalin asnjëherë dëshirën e tij të drejtë për të kërkuar vajzën e tij N.”, thuhet më tej në tekst.

    Deklarata përmbyllet me tone emocionale, duke theksuar se Fero nuk do të ndalet në përpjekjet e tij për të rifituar lidhjen me të bijën: “Zëri i tij nuk do të heshtë. Kujtimi i tij nuk do të fshihet. Ai do të vazhdojë të kërkojë të bijën derisa ajo derë të hapet, derisa ai përqafim të ndodhë. Drejtësia ende ka zë dhe zemër në këtë vend.”

    Reagimi i Feros vjen në një kohë kur ndaj tij është ngritur një aktakuzë për dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje, të cilat ai i ka mohuar vazhdimisht publikisht. Rasti vazhdon të trajtohet në instancat gjyqësore, ndërkohë që opinioni publik mbetet i ndarë mes akuzave dhe deklaratave mbrojtëse. /Telegrafi

    Artikuj të ngjashëm

    Fero akuzohet për “dhunë në familje”, “ngacmim seksual” dhe “kanosje”

    “Të vraj, ta nxjerri shpirtin” – Detajet tronditëse të aktakuzës ndaj reperit Fero për dhunë dhe kanosje ndaj ish-bashkëshortes

    “Kujdestaria e vajzës”, Fero dhe Arbenita përballen sot në Gjykatë

    Të Fundit

    Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

    2 vjeçarja që u mbyt në pishinën familjare në Istog, çka thuhet në raportin e policisë për ngjarjen tragjike

    Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Teksas

    Shkak bëhet mosmarrëveshja në komunikacion, një person e sulmon me thikë një tjetër

    Mërgimtarët po vijnë në Kosovë – kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.