Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Fero akuzohet për “dhunë në familje”, “ngacmim seksual” dhe “kanosje”

    04/07/2025 12:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Reperit të njohur, Feronit Shabani, i njohur me nofkën Fero, i janë ngritur tri aktakuza.

    Rastin e ka konfirmuar Gjykata Themelore në Gjilan.

    Sabit Shkodra, Udhëheqës i Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media në Themeloren e Gjilanit, ka konfirmuar për Klanin se Fero akuzohet për dhunë në familje, për ngacmim seksual dhe kanosje.

    “Në lidhje me rastin në fjalë ju njoftojmë se me datë 18.12.2024, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Feronit Shabani, për tre vepra penale, dhunë në familje nga neni 248 paragrafi 3 nen paragrafi 3.1 dhe 3.2 lidhur me nenin 77 të KPRK-së, ngacmim seksual nga neni 183 paragrafi 1 të KPRK dhe kanosja, nga neni 181 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Shkodra për Klankosova.tv.

    Ai theksoi se me datë 25.06.2025, gjyqtari i çështjes ka mbajtur shqyrtimin fillestar, ku i pandehuri nuk e pranuar fajësinë për këto vepra penale dhe procesi gjyqësor vazhdon.

    Artikuj të ngjashëm

    Fero dhe avokatja e tij reagojnë me deklaratë zyrtare pas lajmeve në media për ngritjen e aktakuzës

    “Të vraj, ta nxjerri shpirtin” – Detajet tronditëse të aktakuzës ndaj reperit Fero për dhunë dhe kanosje ndaj ish-bashkëshortes

    “Kujdestaria e vajzës”, Fero dhe Arbenita përballen sot në Gjykatë

    Të Fundit

    Inter u mundua ta rrëmbejë para Milanit – Ardon Jashari refuzoi

     Lladrovci: PDK në Drenas miratoi unanimisht listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal

    Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro

    Ndodh mrekullia – 31 punëtorë shpëtojnë nga shembja e tunelit në Los Angeles

    Aksioni kundër fajdes në Prizren, konfiskohen 5 mijë euro 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.