Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ferat Shala i PDK-së: Qeveria Kurti nuk po i adreson problemet e krizës së rrymës

    24/09/2022 10:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB), kanë adresuar kritika në drejtim të Qeverisë, pasi siç thonë nuk po i merr seriozisht paralajmërimet për krizë energjetike gjatë dimrit.

    Ata thonë se problemi energjetik do të shumëfishohet gjatë sezonit vjeshtor dhe dimëror, teksa thonë se kriza energjetike do t’i dëmtojë tej mase bizneset.

    Për paralajmërimet për krizë, nuk kanë dashur të flasin nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

    Nga Partia Demokratike e Kosovës, deputeti Ferat Shala, deklaron se Qeveria Kurti nuk po i adreson me kohë këto probleme.

    Shala për Ekonomia Online thotë se ekzekutivi nuk ka ide të qartë për përmirësimin e sektorit energjetik.

    “Ne nuk kemi as një lloj investimi substancial sa i përket as mirëmbajtjes e as planifikimit afat shkurt e as afatmesëm, ne nuk kemi tashme as strategjinë e shumë premtuar, ne nuk kemi as një veprim juridik në përmirësimin e legjislacionit, ne nuk kemi asnjë ide se si do te shkoj sektori energjetik jo vetëm këtë vit por edhe vitin e ardhshëm”, u shpreh Shala.

    Shala për Ekonomia Online, shprehet i bindur se kriza energjetike në Kosovë do të jetë e madhe.

    Ai shprehet i habitur sesi Qeveria në këtë mandat nuk ka ndërmarr masa konkrete për sektorin energjetik.

    “Ne përveç pjesës se zhurmës së madhe që ka bërë kjo qeveri me çështjen e blerjes së baterive, që nuk kanë as një ndikim se paku në planin afat-mesëm dhe afat shkurtë në Kosovë do të thotë nuk kemi as një veprim konkret që kanë bërë, pra janë jashtë loje sa i përket kuptimit menaxhues. Është vërtet për të ardhur keq se si ka mundësi një qeveri pothuajse afër një vit e gjysmë se i ka mbush nuk ka as një veprim konkret ekonomik dhe zhvillimor për të dalë nga kriza energjetike. Definitivisht po, e them me keqardhje por do të jetë dimër i vështirë dhe me probleme të mëdha sa i përket çështjes së ndriçimit dhe ngrohjes”, ka deklaruar ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Behrami: Shkuarjen çdo 48 orë në Kuvend Kurtit duhet t’i zëvendësohet me paraqitje në polici dhe në prokurori

    Deklaratat për Thaçin e Veselin, Shala: Personalitetet si Kurti, historia i njeh si figura pa etikë politike

    Djali i Jakup Krasniqit: Biseda private me babanë për përfshirje në politikë s’barazohet me deklaratat e Kurtit

    Të Fundit

    Procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën vendimtare

    Zemra që rreh për popullin, emocionet e rralla të një polici kosovar

    E trishtë: Vdes i riu që u aksidentua në Dubravë të Istogut 

    Martohet djali i deputetit Quni: Ju urojmë përjetësisht lumturi e dashuri mes njëri-tjetrit 

    Guri i LDK-së, Deharit: E gjithë Kosova e kupton Kushtetutën njëjtë, vetëm VV-ja ndryshe

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.