Lajme

Fëmijet nga Ferizaj tregojnë se si e gjetën kuletën me para: “Sendi i huaj, kurrë s’bëhet i yti”

Rajana, Aniku dhe Diari, javën e kaluar bën një gjest goxha simpatik.

Ata gjetën në rrugë një kuletë me mbi 600 eurosh dhe e dorëzuan në polici.

Ky veprim i fëmijeve nga Ferizaj, ra në sy në opinionin publik, duke shtyer edhe gazetarin e Klan Kosovës, Enis Reçica, t’i drejtohet me kërkesë publike presidentes Vjosa Osmani, që të vlerësohet ky gjest.

I menjëhershëm ishte reagimi i stafit të presidentes, konkretisht këshilltarës Egnesa Vitia, e cila i ftoi vogëlushët në presidencë.

E nga e para e shtetit, ata morën medalje shteti.

Ndërkaq këtë të dielë, Rajana, Aniku e Diari, ishin mysafirë të emisionit Weekendi.

Diar Terziu, rrëfeu se si ka ndodhur ngjarja atë ditë kur e gjetën kuletën.

Ai tha se ishin duke shëtitur bashkë kur hasën në të.

“E kemi marrë kuletën edhe e kemi dërguar te një xhaxha yni. As nuk ka shkoi mendja që ta hapim kuletën”, tha ai në Klan Kosova.

Fëmijët thanë se “sendi i huaji kurrë nuk bëhet i yti”.

Back to top button