Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Eurostat raporton për shtrenjtimin e rrymës elektrike në Kosovë

    26/04/2023 14:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ndonëse familjarët shqiptarë “shpëtuan” pa iu rritur çmimet e energjisë në muajt e fundit të 2022-t për konsumin mbi 800 kwh, sërish ata e kanë energjinë ndër më të shtrenjtat në rajon.

    Eurostat ka publikuar të dhënat për çmimet e energjisë për vendet e Europës deri në fund të 6 mujorit të dytë 2022. Çmimi mesatar për konsumatorët familjarë shqiptarë është 0.0976 euro/kwh orë, që e rendit vendin të dytin më të shtrenjtin në rajon, pas Maqedonisë së Veriut (0.103 euro/kwh).

    Mali i Zi e ka energjinë pak më lirë se Shqipëria (0.096), Bosnjë dhe Hercegovina (0.0893), Serbia (0.0869). Turqia e ka energjinë 0.087 euro/kwh.

    Kosova e kishte energjinë për familjarët më të lirë në Europë deri në fund të vitit 2022, në 0.0637 euro/kwh. Më 1 prill, në Kosovë u shtrenjtua energjia elektrike për 15 për qind dhe kjo është hera e dytë që shtrenjtohet në harkun kohor prej 14 muajsh.

    Ndërkohë rreth 200 mijë familje përfituan subvencion mujor për shtrenjtimin e energjisë për sezonin dimëror, ndërkaq gjatë muajve në vijim qeveria do të subvencionojë vetëm familjet në nevojë.

    Në Shqipëri në shtator të vitit të kaluar qeveria paralajmëroi që energjia mbi konsumin prej 800 kwh do të shtrenjtohej në 42 lekë/kë orë, për periudhën tetor-dhjetor (nga 9.5 lekë), si rrjedhojë e situatës së vështirë në bursat ndërkombëtare, por më pas u tërhoq nga ky vendim për shkak të përmirësimit të situatës hidrike.

    Europa, Energjia elektrike shënoi çmime rekord në 2022

    Sipas Eurostat, në gjysmën e dytë të vitit 2022, çmimet mesatare të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në Bashkimin Europian, vazhduan të tregojnë një rritje të mprehtë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, nga 23,5 € për 100 kWh në 28,4 € për 100 kWh. Çmimet mesatare të gazit u rritën gjithashtu krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 nga 7,8 € për 100 kWh në 11,4 € për 100 kWh në gjysmën e dytë të 2022. Këto çmime janë më të lartat e regjistruara nga Eurostat.

    Pas një rritjeje të konsiderueshme të çmimeve, që filloi përpara pushtimit rus të Ukrainës, por që u rrit deri në gjysmën e dytë të 2022, çmimet e energjisë elektrike dhe gazit natyror kanë treguar kohët e fundit shenja stabilizimi, pjesërisht për shkak të politikave dhe ndërhyrjeve të qeverive të BE-së.

    Vendet e BE-së zgjodhën masa të ndryshme, të tilla si ulja e taksave dhe tarifave, heqja e përkohshme e taksave për konsumatorët, kufizimet e çmimeve, ofrimi i mbështetjes ekonomike ose shpërndarja e kuponëve për konsumatorët, ndërsa disa vende aplikuan çmime të rregulluara.

    Krahasuar me gjysmën e dytë të vitit 2022, pesha e taksave në faturën e energjisë elektrike ra ndjeshëm, nga 36% në 16% (-18,3%), ndërsa në çmimin e gazit nga 27% në 14% (-15,8%). Të gjitha vendet e BE-së vendosën ndihma dhe subvencioneve qeveritare ose reduktimi i taksave, për të zbutur kostot e larta të energjisë. Këto masa qeveritare, ndërkohë që kanë ulur çmimet e energjisë për konsumatorin final, kanë rënduar llogaritë e qeverisë.

    Ky informacion vjen nga të dhënat për çmimet e energjisë elektrike dhe gazit, të publikuara së fundmi nga Eurostat.

    Çmimet e energjisë elektrike rriten në të gjitha vendet e BE-së, përveç Maltës dhe Holandës

    Çmimet e energjisë elektrike familjet, u rritën në të gjithë vendet anëtare të BE-së, përveç Maltës (-3%, në monedhë kombëtare) dhe Holandës (-7%), në gjysmën e dytë të 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

    Çmimet në Maltë janë të rregulluara, ndërsa qeveria holandeze mbështet konsumatorët me shuma të përgjithshme dhe ulje taksash. Rritjet më të larta u regjistruan në Rumani (+112%), Çeki (+97%), Danimarkë (+70%), Lituani (+65%) dhe Letoni (+59%), ndërsa më të ulëtat ishin në Luksemburg (+3%), Austri dhe Gjermani (+4% secila), dhe Poloni dhe Bullgari (+5% secila).

    Artikuj të ngjashëm

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Pamje nga grᶏbítjᶏ në një barnatore në Pejë, hᶏjdutí i merr paratë dhe sulɱoɳ punëtoren

    Të Fundit

    Netanyahu: Nuk do të ketë Hamas, ka mbaruar

    Feros i ngrihen tri aktakuza

    Haradinaj flet për praktika gjyqësore: Kushtetuesja mundet me na çu krejtve në shpi pas afatit 30 ditësh

    Takimi me Osmanin, Haradinaj: Të kthehet praktika e hapur, do të votojmë ‘për’ ose ‘kundër’

    “Përmbysje e rendit kushtetues”, “veprime arbitrare nga partia e parë”, Abdixhku shkruan për takimin me Osmanin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.