Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Eurodeputeti austriak: Serbia bllokon gjithmonë Kosovën, ka një atmosferë urrejtjeje

    29/01/2023 12:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    “Evropianët nuk janë në gjendje të ndihmojmë plotësisht veten, përsëri kemi nevojë për ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

    Kështu është shprehur eurodeputeti Lukas Mandl në një intervistë për The Geopost, duke shtuar se Serbia ka një atmosferë urrejtjeje e një ideologji shumë negative ndaj Kosovës.

    “Duhet të jemi të qartë për faktin se edhe në këtë gjendje agresioni nga jashtë në tokën evropiane, ne nuk jemi në gjendje të ndihmojmë plotësisht veten në Evropë, ne përsëri kemi nevojë për ndihmën e SHBA-së dhe dua të jem i sinqertë për këtë dhe të jem gjithmonë i qartë dhe transparent për këtë, por gjithsesi, Bashkimi Evropian po bën më shumë se kurrë më parë”, tha Mandl.

    Eurodeputeti austriak shton se gjithmonë është Serbia që e bllokon Kosovën.

    “Nuk është Kosova që bllokon Serbinë, është gjithmonë Serbia që bllokon Kosovën, madje edhe më e keqja, është qartazi një atmosferë urrejtjeje, një ideologji shumë negative ndaj Kosovës nga ky fqinj verior”, shtoi ai.

    Mandl duke folur për agresionin ushtarak rus në Ukrainë thekson se Evropa po bën më shumë se kurrë më parë karshi kësaj situate.

    “Evropa po bën më shumë se kurrë më parë në një situatë të tillë, nga ana tjetër nuk ka pasur një situatë të tillë që nga viti 1945, ka pasur luftërat ballkanike, ka pasur edhe sulmin kundër Kosovës, agresionin ndaj Kosovës dhe atë kohë Evropa nuk ishte në gjendje të zgjidhte vetë çështjet në tokën evropiane, ajo kishte nevojë për ndihmë nga jashtë dhe ne mund të jemi të qartë për këtë, ajo kishte nevojë për ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thekson Mandl.

    Sipas tij, nëse marrëveshja përfundimtare me Serbinë ka njohjen reciproke atëherë do t’i kontribuonte paqes dhe stabilitetit të rajonit.

    “Shpresoj se do të jetë së shpejti dhe marrëveshja përfundimtare mund të jetë përfundimtare vetëm nëse ka të bëjë me njohjen reciproke në çdo aspekt dhe një kontakt të mirë të bashkëpunimit midis vendeve që janë edhe vende fqinje, kështu që kjo është objektivi dhe çdo gjë tjetër do të ishte shumë pak për t’i shërbyer të ardhmes së mirë në paqe dhe prosperitet dhe liri për të gjithë”, thekson ai.

    Në këtë intervistë, po ashtu ai ka komentuar iniciativën e Parlamentit Evropian për të krijuar një Komisioni për komisionarin Oliver Varhelyi për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Aleksandar Vuçiqin.

    Artikuj të ngjashëm

    “Bota Serbe”, nuk është shushuritja e fundit e Serbisë neofashiste

    Kurti e akuzoi si spiun, Ristiqi krijon parti në Kosovë

    Kërcënon Vuçiq: Gjërat po ndryshojnë nëpër botë, Serbia do të fitojë ndaj Kosovës

    Të Fundit

    Takimi me Osmanin, Haradinaj: Të kthehet praktika e hapur, do të votojmë ‘për’ ose ‘kundër’

    “Përmbysje e rendit kushtetues”, “veprime arbitrare nga partia e parë”, Abdixhku shkruan për takimin me Osmanin

    Zbulohen datat e “El Clasicos” për sezonin e ri

    Dafina Zeqiri paralajmëron projektin e ri

    Nis takimi i presidenten me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.