Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Është proces shumë i rëndë”, Deliu-Kodra reagon për mocioni për “Thaçin dhe të tjerët”: Çdo vendim i përket Kosovës, jo vetëm ish-krerëve

    16/07/2025 08:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Trupi gjykues në rastin kundër ish-krerëve të UÇK-së do të shpallë sot vendimin mbi mocionin e përbashkët të Mbrojtjes që kërkon rrëzimin e disa pjesëve të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra në një intervistë për Ekonomia Online kritikoi mungesën e mbështetjes nga Qeveria për këtë proces.

    “Mbështetja është dashur të jetë shumë më e fuqishme, sidomos në lidhje me zhvillimet e fundit, të cilat i kemi parë dhe ndalja e mjeteve për këtë institucion nga Qeveria natyrisht ka qenë pengesë e madhe për një proces tejet të ndieshëm atje. Shpresoj që gjykata sot me vendimin e saj do ta mirëpresë propozimin e palës mbrojtëse. Është një test serioz për gjykatën dhe nëse ka drejtësi besoj që gjykata do ta pranojë propozimin e palës mbrojtëse për të dëshmuar edhe një herë objektivitetin e saj në një proces tejet të ndieshëm për Kosovën”, tha Deliu-Kodra.

    Ajo vlerëson se mbështetja e Qeverisë së Kosovës për procesin në Hagë ka qenë minimale.

    “Disa herë kemi diskutuar lidhur me nevojën e mbështetjes së Qeverisë për këtë proces që po zhvillohet në Hagë. Është proces që lidhet me Republikën e Kosovës. Çfarëdo vendimi që do të ndërmerret atje nuk do të jetë vendim që do të jetë për një emër të përveçëm, por i përket të kaluarës e të ardhmes së Kosovës si dhe qytetarëve të saj. Mbështetja për procesin që po ndodh ka qenë minimale dhe natyrisht që fondet, të cilat janë ndërprerë për atë proces kanë qenë të ditura. Tashmë i kemi dëgjuar deklaratat dhe qëndrimet publike për këto fonde, të cilat janë ndaluar nga Qeveria.

    Deliu shprehet optimiste se Gjykata do të marrë një vendim të drejtë, që do të reflektojë objektivitetin dhe do të sjellë drejtësi për çlirimtarët e Kosovës.

    “Është një proces i rëndë, një proces që lidhet me të ardhmen e Kosovës. Natyrisht, duhet të ketë drejtësi dhe ne besojmë fuqishëm. Jam optimiste dhe besoj që do të jetë ngadhënjyes për çlirimtarët që po mbahen në Hagë”, tha Kodra -Deliu.

    Seanca gjyqësorë në Hagë do të nisë sot në orën 9:00 dhe konsiderohet një moment kyç pas përfundimit të fazës së provave të Prokurorisë.

    Artikuj të ngjashëm

    Izraeli njofton armëpushim në Siri

    Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

    Në Shqipëri zbulohet vendbanimi më i vjetër liqenor në Evropë

    Të Fundit

    Izraeli njofton armëpushim në Siri

    Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

    Në Shqipëri zbulohet vendbanimi më i vjetër liqenor në Evropë

    Loredana pranon pendimin për lidhjen me Jozin në Big Brother dhe zbulon statusin e saj

    SHBA kërcënon me masa të reja Rusinë nëse nuk pranon armëpushim në Ukrainë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.