Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Emocionon gjenerali Clark: Po punoj shumë që vëmendja jonë të jetë në Kosovë – ne amerikanët ju duam

    24/03/2022 13:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, na ka uruar në 23 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s ndaj spastrimit etnik që po kryente regjimi i Sllobodan Millosheviqit në Kosovë.

    Në një video mjaft emocionale drejtuar popullit të Kosovës, zoti Clark tha se ai po punon shumë që vëmendja e komunitetit ndërkombëtar, të vazhdojë të jetë edhe në Kosovën, në këto kohë të vështira pas situatës në Ukrainë.

    Pjesët më poshtë:

    “Jam posaçërisht krenar, për të gjithë ju në Kosovë, për demokratizimin që keni bërë, për zhvilllimin sfidues ekonomik që keni ndërmarrë dhe jam veçanërisht mirënjohës për miqësinë që keni treguar ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Për mua, ishte nder i jetës që isha komandant i NATO-s dhe që pata mundësinë të ndihmoja ndalimin e spastrimt etnik.

    Jam i mërzitur kur kuptova që e madhja ish-sekretarja jonë e Shtetit Madeleine Albright ka ndërruar jetë.

    Unë takova Presidentin Clinton dhe para tre katër ditësh isha bashkë me Tony Blarig.

    Ne ishim të gjithë bashkë dhe të gjithë ishim të mendimit se 23 vjet më parë NATO ka bërë gjënë e duhur.

    Kemi bërë gjënë e duhur për popullin e Kosovës, kemi bërë gjënë e duhur për NATO, për botën.

    Sot jemi në një tjetër krizë.

    Kur isha vitin e kaluar në Kosovë, bisedova me shumë anëtarë të qeverisë për Ukrainën dhe ngjashërmitë.

    Sot e gjithë vëmendja është e fokusur në Ukrainë, por unë jam duke punuar shumë që të mbajmë fokusin tonë në Kosovë.

    Ju ende keni nevojë, ne ju duam dhe duam që të jut ë keni më të mirën për demokracinë tuaj, për jetët tuaja si anëtarë të komunitetit ndërkombëtar.

    Kështu që të gjitha urimet tona, të gjitha bekimet nga ShBA në këtë ditë të rëndësishme.

    Ne do të bëjmë gjithcka që mundemi për t’ju mbështetur”, ka thënë Clark, në video mesazhin që ka shpërndarë faqja zyrtare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Clark nesër për vizitë në Kosovë, takohet me Abdixhikun – do t’i ndahet Dekorata Dr. Ibrahim Rugova

    Fjalimi i Wesley Clark më 12 qershor të vitit 1999: Millosheviq u bind që po humbiste

    “Me gjakun e amerikanëve do ta ndihmojmë UÇK-në”, del biseda e gjeneralit Clark me vartësit e tij

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.