Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    “Me gjakun e amerikanëve do ta ndihmojmë UÇK-në”, del biseda e gjeneralit Clark me vartësit e tij

    03/04/2023 22:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën e NATO-s në Kosovë si Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë, kishte shkruar një libër pak vite pas përfundimit të luftës në Kosovë.

    Ish-komandanti i përgjithshëm i NATO-s, në librin e tij ”Të bësh luftë moderne”, kishte treguar edhe anën e panjohur të luftës së Kosovës.

    Detaje të pathëna të negociatave e koordinimeve të sulmeve ushtarake ishin treguar për herë të parë në këtë libër.

    Se aleanca mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe NATO-s ishte shumë e afërt, këtë e dëshmon personalisht gjenerali Clark në këtë libër.

    Ai ka treguar për bisedën dramatike që ka zhvilluar me dy vartësit e tij: Mike Short dhe Jay Hendrixin, gjatë luftimeve të UÇK-së për Majën e Pashtrikut.

    ”Deri në orën 13:00, thash unë, ju do të më thoni se çfarë do të ndërmerrnit për t’i ndihmuar UÇK-së të mbajë pozicionet në majë të malit. Mali nuk do të humbet. Ne nuk do t’i lejojmë serbët të ngjiten në majë të malit. Do të paguajmë për atë majë të malit me gjakun e amerikanëve, nëse nuk i ndihmojmë UÇK-së të mbajë pozicionet. Ky është prioriteti im numër një”, tregon në rrëfimin e tij gjenerali Clark.

    Artikuj të ngjashëm

    Astrit Mehmetaj tregon se si Agim Selmanaj me shokë vrau 9 ushtarë serb në Isniq

    Ish-luftëtarit i UÇK-së: Ma kanë çel edhe varrin, plumbi i snajperit më ka dalë prej njërës anë në tjetrën

    Hysni Gucati shpallë kandidaturën për kryetar të OVL së UÇK-së

    Të Fundit

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Bajraktari për Deharin: Po sillet si kryetar i Kuvendit, s’e ka atë rol 

    Lladrovci për Sami Lushtakun: Njeriu që më ka luftu më së shumti

    Një tjetër mutacion i Covid-19 po qarkullon në Evropë, ka një simptomë të re dalluese

    Gjesti bën veprimin e papritur ndaj Danjës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.