Ndarjet nga familjet e tyre, dhe nisja për në betejë, pa dyshim që ka qenë një nga momentet më të vështira për shumë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Një moment të tillë e ka rrëfyer edhe Kadri Kastrati, ku emocionet nuk mundi t’i fshehte gjatë intervistës në emisionin “n’Demos”.
“Unë sot kam emocione kur e kujtoj atë moment, jam përshëndet me bashkëshorten me djalin, e kam kap vajzën me duar në faqe edhe kam mendu që nuk e shoh më kurrë. Unë e kam ditë që mbi të gjitha atdheu, bashkëshortes ia pata lanë amanet që kujdesu për fëmijën, atdheu po pret, në luftë duhet të shkoj”, është shprehur Kastrati, përcjell GazetaDemos.
Pas përshëndetjes me familje, tani e priste lufta e zbatimi i detyrave që iu caktuan në atë kohë, e që ishte stërvitja e ushtarëve të UÇK-së.
“U takova me Ilir Konushefcin, e mu caktu një detyrë që kur kanë ardhë të rinjtë nga Kosova si specialist si isha, si parashutist, zhytës e manovrime tokësore, i pata stërvit të rinjtë në Qerret të Shqipërisë, i pata përzgjedh dy grupe nga pesë, ato dy grupe janë fut në Kosovë, asnjëri prej tyre nuk është vrarë në luftë, të gjithë kanë qenë Komandant, apo zëvendëskomandant të njësive speciale, njëri prej tyre ka qenë Bekim Shyti, ata kanë kryer punë shumë të madhe, dhe kanë krijuar edhe diversantë të tjerë”, ka treguar ai.
Kastrati ka rrëfyer edhe takimin e fundit me Ilir Konushefcin, nga i cili kishte marrë edhe nofkën e luftës.
“Një ditë duke shkuar në Qerret me Ilir Konushefcin më tha se a ke mendu me ndryshu emrin, i thash jo, një ditë tjetër më tha a bën me të thirrë “Daja i llapit”, ai ma ka lënë atë emër, një ditë para se të vritej jam takuar me të, më ka thënë unë e ti kem me shku në llap, por u vra gjatë rrugëtimit të tij për një kufi, e më pas na erdhi urdhëri që të hyjmë në Kosovë”, ka përfunduar ai.
Emisioni i plotë: