Sport

Embolo për vërshëllimat ndaj Xhakës: Ai u vërshëllye nga 60 mijë tifozë te Arsenali dhe u rikthye edhe më i fortë

Zvicra e siguroi mbrëmë kualifikimin direkt në Kampionatin Botëror 2026.

“Helvetikët” barazuan 1:1 ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”, çka ishte e mjaftueshme për ta siguruar vendin e parë në grup.

Granit Xhaka ishte padyshim kryefjala e Zvicrës në këto kualifikimeve, duke e udhëhequr ekipin drejt një tjetër Botërori.

Xhaka u vërshëllye mbrëmë në “Fadil Vokrri”, diçka që as vet ai nuk e kishte pritur.

Pas ndeshjes, bashkëlojtari i tij, Breel Embolo reagoi rreth vërshëllimave të drejtuara drejt Xhakës.

“Ai është fishkëllyer nga 60 mijë tifozë dhe është rikthyer edhe më i fortë. Ai është një djalë i madh, me supe të gjera. Do ta përballojë shumë mirë këtë”, tha Embolo.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button