Egli Tako, ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania”, ka reaguar për herë të parë pas shqetësimeve të ndjekësve lidhur me gjendjen e saj emocionale. Përmes një postimi në Instagram, ajo sqaroi se nuk ndodhet në ndonjë spital psikiatrik dhe se është e rrethuar nga njerëz që e mbështesin.
“Ndihem e trishtuar dhe e ngarkuar emocionalisht, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik apo diçka të ngjashme. Kam njerëz pranë që po investojnë gjithçka kanë, që unë ta rimarr veten”, shkruan Egli, duke falënderuar ndjekësit për mbështetjen e tyre.
Në reagimin e saj, ajo flet për ndjesitë që ka përjetuar dhe për raportin e saj me lojën brenda shtëpisë së “BBVIP”. Egli shprehet se e ka pasur të vështirë të distancohet emocionalisht, por po punon për ta menaxhuar më mirë situatën.
Ajo gjithashtu i është referuar deklaratave të një personi tjetër nga shtëpia, duke theksuar se disa sjellje i kanë kujtuar eksperienca të së kaluarës. “Nuk dua të jap më shumë detaje, sepse dua që të flas për të mirat dhe të mbaj për vete të këqijat”, shkruan ajo.
Në fund të mesazhit të saj, Egli shpreh mirënjohjen për gjithë mbështetjen e marrë dhe thekson se po punon për të gjetur forcën brenda vetes për të vazhduar përpara