Kanë mbetur edhe 15 ditë afat, për aplikimin të subvencioneve të instalimit të sistemeve diellore për familje apo biznes.
Kështu ka njoftuar në Facebook, ministria e Ekonomisë.
“Nëse keni filluar procesin e aplikimit për subvencionimin e instalimit të sistemeve diellore për familje ose biznes, vini re që afati për të përfunduar është shumë afër, kanë mbetur vetëm edhe 15 ditë për të aplikuar”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
🗓️Vëmendje – Vetëm edhe 15 ditë
Nëse keni filluar procesin e aplikimit për subvencionimin e instalimit të sistemeve diellore për familje ose biznes, vini re që afati për të përfunduar është shumë afër, kanë mbetur vetëm edhe 15 ditë për të aplikuar.
❗️Afati i aplikimit për fazën e parë është deri më: 30.09.2024
Linku për aplikim për familje: https://ekosova.rks-gov.net/485
Më shumë info: https://tinyurl.com/info-familjet
Linku për aplikim për biznese: https://ekosova.rks-gov.net/484
Më shumë info: https://tinyurl.com/info-biznese
Ministria e Ekonomisë i inkurajon të gjithë të interesuarit që ta shfrytëzojnë mundësinë e përfitimit nga ky subvencionim.