Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj e ka pritur në takim zjarrëfikësin Gentian Qamaj, fotoja e të cilit u bë virale.
Qamaj ishte në detyrë zyrtare kur i shpëtoi shpërthimit të një boce të gazit.
“Ka qenë shumë trishtuese me pa gjendjen e Gentit atë ditë.
Gentian Qamaj nga Greikoci në punën e tij të ndershme shpesh herë u ballafaqua duke e rrezikuar jetën e tij. Në Sopijë ai u rrezikua nga shpërthimi i një boce të gazit, mirëpo për fat të mirë ai shpëtoi.
Unë e respektoj gjithmonë punën e tyre në pastrimin e ambientit dhe të njejtën e kërkoj edhe nga ju, ngase ata kujdesen çdo ditë për ne. Me mirënjohje e kam nderuar punën dhe angazhimin e tij secilën ditë” shkruan Muharremaj në njoftim.