Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, para seancës së 53-të konstituive, ka thënë se është e padrejtë ajo që po iu bëhet qytetarëve dhe ka shtuar se votimi i hapur apo i mbyllur nuk bën ndryshim të madh.
“Ne kemi ardhur këtu me votu. Kur më vonë të pyesni nëse ka diçka të re, tash kemi mbledhje të grupit parlamentar dhe do ta diskutojmë. Është e padrejtë kjo që po ia bëjmë qytetarit. Votimi i hapur, i mbyllur, nuk bën peshë. Prej fillimit ka ekzistuar ideja e opozitës që ta bllokojë Kuvendin,” ka thënë Rexhaj.