E konfirmon Prokuroria Speciale: Besim Kelmendi po intervistohet si dëshmitar për Reçakun
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, po intervistohet nga Prokuroria Speciale në lidhje me hetimet për masakrën e Reçakut. Dëshmia e tij ka filluar pas orës 13:00.
Prokuroria Speciale ka konfirmuar se Kelmendi është ftuar në cilësinë e dëshmitarit. Institucioni ka vlerësuar gatishmërinë e tij për të kontribuar në procesin hetimor.
“Prokuroria Speciale mund të konfirmojë se Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, në kuadër të procesit hetimor që lidhet me rastin për të cilin keni parashtruar pyetje. Prokuroria Speciale shpreh vlerësimin për gatishmërinë dhe kontributin që z. Kelmendi ka dhënë në zbardhjen e një çështjeje penale që është në trajtim nga Prokuroria Speciale”, thuhet tutje.