Lajme
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Pallatit të Rinisë
Është ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Pallatitë të Rinisë A.Z dhe F.Rr, të cilët dyshohet se keqpërdorën 137 mijë euro e kësaj ndërmarrje.
Ata akuzohen për tri vepra penale “Përvetësimi në detyrë” , “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ndihma në kryerjen e veprës penale – Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Sipas aktakuzës, A.Z., në cilësinë e menaxherit të Financave dhe më pas ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv në “Pallati i Rinisë” Sh.A. në Prishtinë, dyshohet se gjatë viteve 2021–2022, ka keqpërdorur mbi 137 mijë euro të ndërmarrjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.