Dy ushtarë amerikanë të vrarë nga sulmet iraniane, një tjetër ende në kërkim
Dy pjesëtarë të ushtrisë amerikane janë vrarë, ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur pas sulmeve me raketa balistike dhe dronë të kryera nga Irani në territorin e Jordanisë.
Lajmi është konfirmuar nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CENTCOM), e cila bëri të ditur se ngjarja ndodhi gjatë përpjekjeve për mbrojtjen e forcave amerikane dhe atyre aleate.
Sipas raportimeve të CNN-it, këto janë viktimat e para të regjistruara në radhët e ushtrisë amerikane në përballjen e drejtpërdrejtë me Iranin që nga muaji mars
CENTCOM njoftoi se sulmet janë zhvilluar më 17 korrik, kur njësitë amerikane dhe partnerët e tyre u përballën me një valë sulmesh të realizuara përmes raketave balistike dhe mjeteve ajrore pa pilot të nisura nga Irani.
Dy pjesëtarë të ushtrisë amerikane në Jordani u vranë gjatë luftimeve, ndërsa një pjesëtar tjetër aktualisht rezulton i zhdukur në aksion”, thuhet në deklaratën zyrtare të Komandës Qendrore amerikane.
Përveç viktimave, katër ushtarë të tjerë amerikanë janë evakuuar për trajtim mjekësor në spitalet e Jordanisë pas përballjes me sulmet.
Sipas autoriteteve amerikane, ata më vonë janë liruar nga kujdesi mjekësor dhe janë rikthyer në gjendje stabile.
Ndërkohë, disa pjesëtarë të tjerë të personelit ushtarak kanë pësuar lëndime të lehta, por pas trajtimit janë kthyer në detyrat e tyre