Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka bërë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e vendndodhjes së dy personave që kërkohen për vjedhje të rëndë.
Policia ka bërë të ditur edhe se, të dy personat janë shtetas të Shqipërisë.
Njoftimi i plotë:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e vendodhjes së personave të dyshuar
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së personave që shihen në fotografi.
Personat e dyshuar që janë identifikuar:
– ISMAIL DISHUKA (25.10.1979) dhe
– EMANUEL SHKODRA, (11.06.1999), që të dy shtetas të Republikës së Shqipërisë, kërkohen për përfshirje veprën vjedhje e rëndë.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendodhjes së tyre kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose info@kosovopolice.com.