Kandidati i AAK-së për deputet, Abdullah Klinaku, ka qëndruar në qytetin e Prizrenit, shkruan Gazeta Demos.
Ai ka thënë se Prizreni i Haxhi Ymer Prizrenit është bashkuar për Kosovën dhe për Familjen!
Postimi i tij:
Prizreni i Lidhjes dhe i Haxhi Ymer Prizrenit, i njerëzve që e duan Zotin, Kombin dhe Familjen, është bashkuar për Kosovën dhe për Familjen!
I premtuam dhe i siguruam qytetarëve të Prizrenit se do ta themelojmë Ministrin për Familje si instrumenti kryesor i mbrojtjes së Familjes dhe i të ardhmes sonë të ndritshme!