GazetaDemos më herët raportoi se disa punëtorë të KRU-Prishtina janë lënduar sot gjatë skanimit të defektit në lagjen e spitalit tek Eulex.
E rasti u konfirmua edhe nga mjekja kujdestare e QKUK-së , Dafina Basholli e cila tha se dy punëtorë kanë pësuar lëndime të lehta.
” Po kanë qenë 2 punëtorë kanë pasur lëndime të lehta dhe janë liruar”, tha Basholli për Demos.
Më herët GazetaDemos ka kontaktuar me zëdhënsen e KRU-Prishtina, Arjeta Mjeku e cila nuk ishte në dijeni për lëndimin e punëtorëve.
“Nuk kam ndonjë informacion që është lënduar dikush, s’ka ardh ndonjë informacion i tillë nga ujësjellësi”, pati thënë Mjeku për Demos.