Një person është lënduar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në një objekt në rrugën “Kadri Zeka” sot në Prishtinë.
Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës për Prishtinën, ka pohuar se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 16:30.
“Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën për një shpërthim në një objekt në rrugën “Kadri Zeka” në Prishtinë”.
“Si pasojë e shpërthimit, lëndime ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor”.
“Policia në koordinim me prokurorinë po kryejnë veprimet e nevojshme lidhur me këtë ngjarje”, ka thënë Ahmeti