Gazetari Dukagjin Gorani e ka vlerësuar si “korrekt” propozimin e Lumir Abdixhikut, Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për një qeveri kalimtare deri në zgjedhjet e reja.
Por, Gorani vlerësoi se kjo gjeneratë politikanësh janë “fëmijë” që “nuk marrin vesh nga politika”.
“Në kulturën tonë politike, sidomos qikjo gjeneratë që na ka fshi përpara, këta nuk marrin vesh send prej politikës – si përpjekje e ofrimit të ideve. Dhe reagimi i parë i eksponentëve të VV-së karshi letrës së Abdixhikut ke; ky s’ka të drejtë me propozu. Shihe ti”, tha Gorani duke qeshur.