Driton Ajazi që para katër vitesh kandidoi jashtë PDK-së për kryetar të Drenasit, në këto zgjedhje ka vendosur t’i ofrojë mbështetje Petrit Hajdarit.
I njëjti ka njoftuar se si rrjedhojë ka zgjedhur të mos kandidoj për Kryetar
“Rrugëtimi dhe angazhimi ynë politik nga sot do të vazhdojë nën petkun e Partisë Demokratike të Kosovës. Jo sepse ndonjëherë kemi qenë kundër nga vullneti, por sepse rrethanat që u krijuan nuk na lejonin të vepronim brenda saj. Sot, kushtet kanë ndryshuar. PDK ka nominuar për kryetar të Drenasit një figurë që përfaqëson unitet politik, qytetar dhe njerëzor, siç është Petrit Hajdari”.
“Prandaj, ne kemi vendosur që të rikthehemi në Partinë Demokratike të Kosovës, aty ku idealet për zhvillim, drejtësi dhe vlera të qëndrueshme politike kanë qenë gjithmonë të trasuara nga liderët tanë historikë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Në frymën e bashkimit dhe forcimit të PDK-së, kam marrë vendimin të mos kandidoj për Kryetar, duke vënë përpara interesin e përbashkët të qytetarëve dhe të partisë”, tha ai.