Tani e disa ditë po flitet për rikthimin e mundshëm të Lionel Messit tek ish-klubi i tij F.C Barcelona, por a do të vendos të kthehet Messi pritet të shihet në ditët në vijim për këtë ka folur drejtori sportiv i Barcelonës shkruan GazetaDemos.
Kujtojm që Messi është duke luajtur për Paris Saint Germain (PSG) dhe është në mënyrë të shkëlqyeshme duke treguar veten tek PSG.
Mateu Alemany javën e kaluar tregoi se dy palët kanë qenë në kontakt, kujtojm që Messit kontrata me PSG i përfundon në fund të muajit qershor.
“Ne bëjmë gjënë tonë, Leo bën gjënë e tij; dhe ju kurrë nuk e dini çfarë ndodh në të ardhmen”, ka thënë fillimisht Alemany për Movistar+ .
“Për këtë temë nuk kam asgjë për të thënë”, shtoi ai kur u pyet rreth rikthimit.
“Messi është legjendë e gjallë e Barcelonës. Ai është më i miri në historinë e futbollit. Vlerësimi me të cilin mbahet në këtë klub është i padiskutueshëm”.
“Ai është në PSG duke luftuar për tituj dhe ne po luftojmë për titujt tanë. Në të ardhmen do të shikoni se çfarë ndodh”.
Ndërkohë, Alemany thotë se nuk ka bisedime me sponsorët për të mbuluar rrogën e Messit në rast se ai vendos të kthehet.
“Ne nuk po bëjmë asgjë në këtë kuptim për momentin”, përfundoi drejtori sportiv i Barcelonës.