Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Drejtori i Arsimit në këtë komunë e shpallë të përfunduar grevën, thotë se mësimi nis nesër

    04/09/2022 19:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Drejtori i Arsimit në komunën e Podujevës, Avni Fetahu ka përshëndetur vendimet e shkollave të komunës së Podujevës që nesër të fillojnë me procesin mësimor.

    Pavarësisht se Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë ka konfirmuar se greva do të vazhdojë, një gjë të tillë duket se nuk po e thotë njësoj edhe drejtori në Podujevë.

    Madje ai tha se përmes këtij vendimi për t’iu kthyer procesit mësimor, mësimdhënësit kanë dëshmuar vullnetin e tyre të sinqertë në kryerjen e misionit të tyre fisnik në edukimin e gjeneratave të reja.

    Pak më parë, Ministria e Arsimit u ka bërë thirrje mësimdhënësve që të kthehen në shkolla për të vazhduar procesin mësimor.

    Postimi i plotë i Fetahut:

    I përshëndes vendimet e shkollave të Komunës sonë që nga nesër të fillojnë me procesin mësimor dhe shpërndarjen e librave për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

    Përmes këtij vendimi për t’ju kthyer procesit mësimor, mësimdhënësit tanë kanë dëshmuar vullnetin e tyre të sinqertë në kryerjen e misionit të tyre fisnik në edukimin e gjeneratave të reja.

    Na priftë e mbara!.

    Artikuj të ngjashëm

    Disa të arrestuar në Podujevë e Fushë Kosovë për posedim të drogës dhe armëve

    Në Podujevë, organizohet turne ping-pongu për 8-vjetorin e vdekjes së Deharit

    Drogë, para, telefona, armë – policia arrestoi mbrëmë dy persona në Podujevë

    Të Fundit

    Data historike, 35 vjet nga Deklarata 2 Korrikut

    Hovenier: Kosovën e ndihmuam të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Millosheviq

    VIDEO/ Erërat e forta në Lindau Bodensee të Gjermanisë, një vajzë ka mbetur brenda veturës

    Presidentja Osmani takon sot veç e veç krerët politikë, e nis me Kurtin

    Nxehtë sot, maksimalja deri në 35 gradë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.