LajmeZgjedhjet 2026

Dr. Arber Tolaj: Ndotja e lumenjve dhe menaxhimi i dobët i mbeturinave po rrezikojnë shëndetin e qytetarëve

Kandidati për deputet nga Aleanca, Dr. Arber Tolaj, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e lumenjve dhe menaxhimin e mbeturinave në vend, duke theksuar se ndotja e mjedisit paraqet rrezik serioz për shëndetin publik, veçanërisht për fëmijët.

Tolaj ka deklaruar se, si mjek, e sheh çdo ditë ndikimin që një mjedis i ndotur mund të ketë në shëndetin e qytetarëve, duke theksuar se një ambient më i pastër nënkupton më pak sëmundje dhe cilësi më të mirë të jetës.

I plotë:

Lumenjtë e ndotur dhe menaxhimi i dobët i mbeturinave rrezikojnë shëndetin e fëmijëve tanë.

Si mjek, e di se një mjedis i pastër do të thotë më pak sëmundje.

Aleanca ka plan konkret për pastrimin i lumenjve dhe inspektime të rrepta ndaj ndotësve industrialë dhe modernizim të grumbullimit dhe riciklimit  të mbeturinave në çdo komunë.

128✅️ 1✅️ 11✅️ 5✅️

#DrArberTolaj5 #AAK128 #SiguriEnergjiZhvillim

Artikuj të ngjashëm

Back to top button