Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Dosja e Prokurorisë ndaj gjashtë të dyshuarve për falsifikim të monedhave 2-euroshe ku u kapën 85 mijë euro

    30/11/2023 18:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 6 të dyshuarve për falsifikim të monedhave 2-euroshe.

    Në kërkesën Prokurorisë të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi” thuhet se ekziston dyshimi se të pandehurit B.A, Sh.A, A.A, S.R, M.K. dhe H.D, me qëllim të përfitimi të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme për veten dhe grupin, në kohë të pa verifikuar kanë siguruar para të gatshme të falsifikuara, të prodhuara në Maqedoninë e Veriut, dhe atë gjithsej 42,505 copë të monedhave metalike me prerje 2 euro, në shumën totale 85 mijë euro.

    Në kërkesë thuhet se të dyshuarit më pas ato monedha i kanë futur në thasë të ndryshëm najloni dhe bezi, duke i kamufluar që të duken si ngarkesa me mallra të zakonshme dhe i kanë vendosur në vetura, pastaj më 28 nëntor të këtij viti i kanë sjellë në Kosovë, ku në mënyrë të koordinuar ishin takuar në Han të Elezit me të pandehurit S.R, M.K, dhe H.D. për të vazhduar rrugën së bashku për në Prishtinë, ku sipas planit të përbashkët ishte paraparë që të bëhej shitblerja e parave të falsifikuara, përkatësisht pranim-dorëzimi i sasisë se parave të falsifikuara, me ç’rast zbulohen dhe identifikohen nga policia, e cila ndërhyn dhe i arreston të njëjtët në flagrancë, duke iu sekuestruar edhe sasinë e parave të falsifikuara.

    Sipas kërkesës së PSRK-së të dyshuarit me këto veprime në bashkryerje kanë kryer veprën penale “Blerje, pranimi dhe fshehja e sendeve të përfituara me vepër penale, nga neni 333 (par. 1) lidhur me nenin 31 te Kodit nr. 06/L-074 Penal te Republikës si Kosovës (KPRK).

    Tutje në kërkesën e prokurorisë thuhet se të dyshuarit B.A, Sh.A dhe A.A., më 28 nëntor të këtij viti ishin takuar në Han të Elezit me të pandehurit S.R, M.K. dhe H.D., duke e vendosur sasinë e parave në veturën VW” Passat” të cilën e ngiste H.D. për të vazhduar së bashku rrugën në Prishtinë për tu takuar në pompën e derivateve “ Shell” ku ishte paraparë të bëhej shitblerja e parave të falsifikuara, përkatësisht pranim- dorëzimi i sasisë së parave të falsifikuara me ç’rast zbulohen dhe identifikohen nga Policia e cila ndërhynë dhe i arreston të pandehurit në flagrancë si dhe e sekuestron sasinë e parave të falsifikuara.

    Sipas kërkesës së prokurorisë, të dyshuarit e lartcekur me këto veprime kanë bashkëkryerë veprën penale “Falsifikim i parasë” nga nenin 296 ( par.1) lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

    Tutje, sipas kërkesës të pandehurit B.Sh. dhe A.A. ishin takuar në Han të Elezit me të dyshuarit tjerë S.R, M.K. dhe H.D, duke i futur para në veturë “Volkswagen” e të cilën e kishte vozitur i dyshuarit H.D e për të vijuar për në qytetin e Prishtinë.

    “Pastaj të dyshuarit ishin drejtuar nga Prishtina për në rrugën e Gjilanit duke ndaluar në pompën e derivateve “Shell” për të bërë pranim dorëzimin e parave të falsifikuara kundrejt një çmimi në para të vërteta me që rast në atë moment kishte ndërhyrë policia duke i arrestuar të pandehurit dhe duke sekuestruar paratë e falsifikuara”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

    Me këtë veprime në bashkëkryerje ata dyshohen për veprën penale “Shpërlarje parash”.

    Artikuj të ngjashëm

    Konfiskohen rreth 2 mijë euro para metalike, dyshohet të jenë të falsifikuara

    Zbulohet në Spanjë laboratori më i madh për falsifikimin e 2 eurove

    1330 monedha metalike sekuestrohen nga forenzika – Dyshohet se janë të falsifikuara

    Të Fundit

    Data historike, 35 vjet nga Deklarata 2 Korrikut

    Hovenier: Kosovën e ndihmuam të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Millosheviq

    VIDEO/ Erërat e forta në Lindau Bodensee të Gjermanisë, një vajzë ka mbetur brenda veturës

    Presidentja Osmani takon sot veç e veç krerët politikë, e nis me Kurtin

    Nxehtë sot, maksimalja deri në 35 gradë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.