LajmeNdërkombëtare

“Do të flisnin frëngjisht pa britanikët”, Macron ndërhyn pas shakasë së Mbretit Charles për amerikanët  

Ka një shkëmbim të vogël diplomatik shakash mes Mbretit të Britanisë Charles, presidentit të SHBA’së Donald Trump dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

Gjatë fjalimit të tij në darkën shtetërore në Shtëpinë e Bardhë në Uashington mbrëmë, Charles bëri shaka duke thënë:

“Ju komentuat së fundmi, zoti President, se nëse nuk do të ishin Shtetet e Bashkuara, vendet europiane do të flisnin gjermanisht. Guxoj të them se, po të mos ishim ne, ju do të flisnit frëngjisht…!”

Edhe presidenti francez u inkuadrua në këtë shkëmbim shakash.

“Kjo do të ishte elegante!”, shkroi ai në X, duke bashkëngjitur videon e Charles.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button