Në mëngjesin e së mërkurës, Christian Pulisic do të arrijë në Itali për ta kompletuar transferimin e tij nga Chelsea, shkruajnë mediet italiane.
Amerikani në mesditë do t’i kryejë testet mjekësore, për ta nënshkruar pastaj kontratën deri në vitin 2027 me klubin nga Serie A.
Marrëveshja në mes të italianëve dhe anglezëve veçse është arritur, prandaj dita e sotme pritet të jetë zyrtarizimi i sulmuesit 24 vjeçar tek Milan.