Lajme

Dita e Çlirimit të Deçanit, koloneli amerikan shpallet “Qytetar Nderi” dhe dekorohet me medalje

Deçani i trimërisë dhe sakrificës, sot i ringritur e i zhvilluar, shënon Ditën e Çlirimit. Në këtë ditë të shënuar, Deçani nderoi Kolonelin e Ushtrisë Amerikane, Todd Jacobus, me titullin “Qytetar Nderi”.

Kështu ka shkruar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në Facebook.

“Gjithashtu, Kolonelit Jacobus pata nderin t’i ndaj medaljen “Me Besim në Zot, Atdhe e Shtet”, për shërbimin shembullor në forcimin e demokracisë dhe sigurisë sonë.

Po ashtu, kemi bërë homazhe te lapidarët e heronjve dhe dëshmorëve në qendër të Deçanit dhe në Kompleksin Memorial të ZO të Dukagjinit në Gllogjan, bashkë me shumë miq e bashkëluftëtarë.

Përjetësisht i kujtojmë me respekt të gjithë ata që ranë që ne sot ta gëzojmë lirinë! Falënderues përjetë për miqtë tanë, ShBA-të dhe botën demokratike, që falë vendosmërisë dhe rreshtimit kah e drejta, vulosën njëherë e përgjithmonë lirinë tonë.”, ka shkruar mes tjerash Haradinaj.

Back to top button