Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka diskutuar sot me deputetët e Kuvendit të Kosovës lidhur me çmimin e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë.
Por asaj iu ndal fjala pasi i mbaruan minutat e paraparë.
Pas kësaj Konjufca lëshoi një batutë me të cilën qeshën deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Pasi ministrja mbeti duke thënë “Dhe”, Konjufca iu përgjigj “Dhe faleminderit, sepse po u hymë në hak edhe atyre që kanë pyetje parlamentare”.