Forcat okupatore serbe lanë gjurmë të pashlyeshme në Kosovë, gjatë luftës së fundit, ku përveq që nuk i mjaftonte që luftonte me forca të pabarabarta kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, paramilitarët e tyre nuk i kursenin as civilët.
Nga shumë masakra që kryen gjithandej Kosovës, ishte edhe ajo tek familja e Selatin Gërxhaliut në Vushtri, e që një ndër të parët që shkoi në vendngjarje ka rrëfyer në emisonin “n’Demos” tmerrin që pa me sytë e tij.
“Vrasja e familjes së Selatin Gërxhaliut ishte shumë e rëndë, forcat serbe u kanë hyrë herët në mëngjes në shtëpi, në prezencën e tij, që ishte kryefamiljar ia vrasin nënën, ia vrasin gruan, ia vrasin gruan e vëllait e fëmijët e vllait, e ia vrasin edhe gjashtë djemtë, të cilët i kanë pasur nga dy vjet dallim nga mosha 4-vjeçare që ishte më i vogli, më në fund e marrin Selatin Gërxhaliun, e qesin në tokë së bashku me djalin e madh e xhaxhain e tij, i thonë hajde me na tregu ku është UÇK-ja tani, janë nisur 300 metra, e kanë keqtrajtuar edhe gjatë rrugës ia kanë thyer krahun, por më pas e vrasin edhe atë, bashkë me djalin e xhaxhain. Ka qenë ngjarje shumë e rëndë, kishte preokupime shumë të mëdha edhe si të varrosen, një fotograf ka shkuar në shtëpinë e tyre ka fotografuar e na i ka sjellur fotografitë në Shtab. Xhaxhai i tij kur e dëgjon një zhurmë, shkon tek shtëpia e tij që të shikon se çfarë po ndodh, e më pas e vrasin edhe atë”, ka rrëfyer Gani Imeri, shkruan GazetaDemos.
Intervista e plotë: