Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Dështimi në PISA, Rrahman Jasharaj fajëson Qeverinë: Nagavci duhet t’i lë inatet

    09/12/2023 09:32
    Rrahman Jasharaj DEMOS
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se rezultatet në testin PISA, janë shqetësuese dhe se fajtor për këtë janë vendimet e Qeverisë.

    Shkaktar sipas Jasharajt janë vendimet që janë marrë nga Ministria e Arsimit, për të cilat thotë se u dëmtuan nxënësit. Faj tjetër sipas tij është mungesa e digjitalizimit nëpër shkolla. Thotë se ende mësimdhënësit punojnë me shkrumbs e tabela.

    Jasharaj ka kërkuar që të gjitha palët që janë të përfshira në arsim duhet të ulen të diskutojnë dhe të gjejnë problemin se çfarë po ndodhë.

    “Dita që ministrja para medieve i shpalli rezultatet ishte një lajm shumë i keq dhe unë nuk besoj që dikush në Kosovë është njëri i lumtur, por jemi ndier të pikëlluar të gjithë nga se është hera e tretë që Kosova po del shumë keq në testin PISA, që është njëri prej instrumenteve matëse ndërkombëtare. Nagavci ishte shumë e matur kësaj radhe dhe tha se mund të ketë ndikim koha e pandemisë, që mund të jetë njëri prej faktorëve. Kosova nuk ishte fortë e përgatitur sidomos shkollat dhe kjo me fajin e institucioneve, nuk ishin përgatitur tërësisht me mjete të teknologjisë bashkëkohore për të bërë mësimin në nivel të lartë, por mund të jete ky vetëm një element”, u shpreh Jasharaj.

    Gishtin për rezultate të dobëta në testin PISA, Jasharaj e drejton kah institucionet gjegjëse, pasi siç thotë “Shkollat e Kosovës nuk i ngjasojnë shekullit 21”. Ai ka kërkuar digjitalizim të shkollave në vend.

    “Ajo që duhet ta thotë Nagavci në qeveri është një element tjetër. Shkollat e Kosovës nuk i ngjasojnë shekullit 21, e kam thënë disa herë por me jepet mundësi vetëm në media, sepse komunikimi MASHT-SBASHK është i bllokuar disi me fajin e Nagavcit. Tani që nga greva unë konsideroj që  qeveria Kurti në vend të fjalëve të mëdha ti zëvendësoj me vepra konkrete, për këtë duhet që zërin ta grisë në qeveri Nagavci që shkollat të zëvendësojnë shkumësin e shpuza, tekste që më zi i bëmë deri në fund të tetorit ti zëvendësoj me mjete bashkëhore të punës. Të digjitalizohen shkollat, të ketë llaptop e projektor në mënyrë që shkollat të jetë ambient shumë më i dashur për fëmijët”, u shpreh Jasharaj për EO.

    Kryesindikalisti ka kërkuar më shumë bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit pasi thotë se rrezikojmë që rezultate të njëjtë viteve të ardhshme. Ai ka kërkuar nga ministrja Arbërie Nagavci që t’i lë inatet me Sindikatën.

    “Konsideroj që Nagavci duhet t’i leje inatet, t’i thërras përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave e Artëve sepse konsideroj se janë kokat më të mençura të këtij vendi. Ta thërras SBASHK-un, t’i thotë prindërve t’i dërgojnë përfaqësuesit e vetë që konsiderojnë që janë më të merituarit, ne do ti dërgonim ekspertët që i kemi nga fusha e arsimit. Të jenë aty edhe përfaqësuesit e Fakultetit të Edukimit sepse ai është prodhuesi i kuadrove. Dhe bashkarish të shohim ku e kemi punë me kurrikulen, a është më i qëlluari, si i kemi punët me tekste shkollore që shumë nga njerëzit që e njohin këtë lami i kanë kritikuar vazhdimisht, si i kemi kushtet e punës dhe nëse ndodhë sikur dy herëve të kaluara që për një javë rresht të behët me gisht herë andej e këndej dhe të kërkohet fajtori e të lejohet që të fyhet më shumë figura e mësuesit, dhe prapë PISA e ardhshme do të na gjejë në këtë situatë tepër të keqe”, thotë Jasharaj.

    Jasharaj e ka bërë fajtor kryeministrin Albin Kurti për nënçmimin ndaj mësimdhënësve. Thotë se ishte nismëtar i fyerjeve publike ndaj mësimdhënësve.

    “Unë jam i bindur pa dashur ti  mbrojë mësimdhënësit ata bëjnë angazhime një pjesë e madhe e tyre, por duhet të shohim edhe disiplinën në shkollë, edhe kushtet e punës. Unë po them shtetet e tjera kanë bërë shumë në këtë aspekt, por fjalët Kurti i ka pasur tmerrësisht të mëdha, do ta bëjmë këtë, do të ndërtojmë qindra çerdhe, do t’i kemi shkollat ashtu e kështu, mirëpo ndodhi e kundërta, ai ishte nismëtar shpesh edhe për fyerjen publike të figurës së mësuesit. Nuk e mbrojti figurën e mësuesit dhe mësuesit në Kosovë nuk po i krijon kushtet për punë të shekullit 21”, thotë Jasharaj.

    Artikuj të ngjashëm

    Punëtorët e arsimit në Viti nesër protestojnë para Qeverisë

    Jasharaj: Nëse Qeveria Kurti na injoron, mos të paraqitet pastaj e hutuar edhe e pikëlluar kur të vijmë deri te grevat

    Jasharaj: Viti i ri shkollor do nis me telashe për furnizimin me libra

    Të Fundit

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Valë e rrezikshme e të nxehtit në Itali: Shkakton 18 viktima dhe gjendje alarmante në punë e spitale

    Khamenei shfaqet publikisht për herë të parë pas përshkallëzimit të tensioneve Iran-Izrael

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.