Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, duke tentuar të bëhet kreativ për fundvit, ka lëshuar në profilin e tij në Facebook një foto-montazhë të “lodhtë” që e paraqet kryeministrin Kurti si babadimër
Ky veprim i Abrashit vjen pasi Qeveria Kurti ndau nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët, ndonëse këto para janë të shtetit, rrjedhimisht para të qytetarëve taksapagues dhe jo personale të qeveritarëve.
“E ka lshu dorën babadimri” – thuhet në këtë fotomontazhë të Abrashit, teksa kryeministri Kurti paraqitet me një kapelë të babadimrit.
100 eurot janë paraqitur si dhurata.
Ashtu siç pritej, ky veprim sharlatanesk i një të zgjedhuri të popullit, nuk është pritur mirë nga disa që e zgjodhën, qytetarët.
“Keni mbrri nivele t’frikshme t budallakis. Dmth ska strategji ska projekte pe trajtoni shtetin si dikaster i Halil Kastratit”, ka shkruar një komentues.
Nuk po e komentojmë më shumë, shijojeni këtë “perlë” të Artan Abrashit.