Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje është shprehur optimist se Qeveria Kurti II do t’a përfundojë mandatin e saj qeverisës në bazë të afateve të parapara me ligj dhe kushtetutë.
“Vullneti i shumicës së qytetarëve të Kosovës, me aq sa kam mundur me vërejtur unë dhe jo vetëm unë është se ‘qeveria Kurti 2 është t’a përfundojë mandatin e vet Kushtetues ashtu siç e ka marrë në zgjedhje demokratike’, ka thënë Abrashi.
Abrashi, i ftuar në Televizionin Dukagjini, Abrashi ka thënë lidhur janë bërë ‘agresiv’ me kërkesën për zgjedhj, siç i quajti ai ‘kori opozitar’
“Mirëpo marrë parasysh këtë korin e zërave opozitare, kohëve të fundit dhe ditë pas dite po bëhen shumë agresiv në këtë kërkesë. Dorën në zemër pak dyshoj në motivet e tyre se sa të sinqerta i kanë”, shtoi Abrashi.