Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Deputetët britanikë kërkojnë sanksionimin e Vuçiqit, përmendin edhe destabilizimin në Kosovë

    13/05/2025 18:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    26 deputetë britanikë kanë mbledhur nënshkrimet e tyre në letrën që i nisën Sekretarit të Jashtëm, ku kërkuan sanksionimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

    Duke kritikuar rëndë pjesëmarrjen e Vuçiqit në paradën e 9 majit në Moskë, deputetët deklarojnë se Serbia ka forcuar marrëdhëniet me Putinin, raporton IndeksOnline.

    “Për më tepër, presidenti Vuçiq është përpjekur të destabilizojë Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe rajonin e Ballkanit në një shkallë më të gjerë, duke bashkëpunuar ngushtë me Rusinë e Putinit, e cila kërkon një shpërqendrim nga përpjekja e saj për pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës” thuhet mes të tjerash në letrën e dërguar.

    Tutje, deputetët britanikë thonë se Vuçiqi nuk ka interes të ndërpresë lidhjet me Rusinë, teksa promovon në mënyrë aktive ideologjinë e “Serbisë së Madhe” që, sipas tyre, rrezikon ta kthejë Ballkanin sërish në konflikt të përgjakshëm.

    “Prandaj, i bëjmë thirrje qeverisë të ndryshojë kursin, duke filluar me një sërë sanksionesh të synuara kundër presidentit Vuçiq, qeverisë së tij dhe bashkëpunëtorëve, dhe duke përdorur të gjitha mjetet diplomatike të nevojshme për të inkurajuar aleatët tanë të ndjekin të njëjtin shembull. Nëse nuk i dërgojmë një mesazh të fortë qeverisë serbe tani, rrezikojmë të forcojmë vendosmërinë e regjimit të Vuçiqit dhe të dështojmë në parandalimin e përkeqësimit të një situate të brishtë sigurie në Ballkan”, thuhet tutje në letër.

    Artikuj të ngjashëm

    Vuçiq: Nëse shpërthimi është kryer nga dikush i kombësisë serbe dhe ndodhet në territorin që e kontrollojmë e arrestojmë në sekondë

    Polonia do të nënshkruajë marrëveshje sigurie me Ukrainën përpara samitit të ardhshëm të NATO-s

    Vuçiqi kërcënohet pas reagimit ndaj atentatit të kryeministrit sllovak

    Të Fundit

    Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë

    Udhëheqësi suprem iranian kërcënon SHBA-të: Çdo ndërhyrje ushtarake, do sjellë dëme të pallogaritshme

    Sulmi i rëndë me çekan në Gjykatën e Suharekës, deklarohet Policia: E goditi para se të përballeshin ligjërisht

    Goditet një grua nga vetura në “Dardani” të Prishtinës 

    Sulmet izraelite, ky është vendi ku iranianët kërkojnë strehim

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.