LajmeNdërkombëtare

Udhëheqësi suprem iranian kërcënon SHBA-të: Çdo ndërhyrje ushtarake, do sjellë dëme të pallogaritshme

Një deklaratë e lëshuar së fundi që pretendohet ta ketë dhënë udhëheqësi suprem i Iranit, flet për qëndrimin e tyre nëse SHBA do të ndërhynte në konfliktin me Izraelin.

“Çdo formë e ndërhyrjes ushtarake nga SHBA-të do të takohet padyshim me dëme të pallogaritshme”, citon BBC të ketë thënë Khamenei në një fjalim drejtuar popullit të ti.

“Njerëzit e mençur që e njohin Iranin, popullin e tij dhe historinë e tij, kurrë nuk flasin me këtë komb në gjuhën e kërcënimeve, sepse iranianët nuk janë ata që dorëzohen.”

Tutje ai u shpreh se Izraeli bëri një gabim të madh dhe do të dënohet për këtë.

Back to top button