Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Dënohet dhuna ndaj futbollistit të ri të komunitetit ashkali në Obiliq

    27/04/2025 12:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një sulm fizik dhe verbal mbi një futbollist 15-vjeçar të komunitetit ashkali gjatë një ndeshjeje futbollit në Obiliq, ka nxitur reagime të mëdha në gjithë vendin gjatë kësaj jave.

    Belgin Jashari, 15 vjeç, u shkelmua nga një burrë gjatë një ndeshjeje të 15-vjeçarëve mes klubit të fij Fushë Kosova dhe shkollës së futbollit Arsenali më 21 prill në Obiliq, rreth 10 kilometra larg kryeqytetit Prishtinë.

    Klubi i tij e publikoi një video ku shihet një burrë teksa i kalon rrethojat e fushës, futet brenda dhe e godet me shkelm Jasharin, si dhe e fyen atë në baza racore, sipas klubit.

    Klubi tha se veprimi i burrit ka qenë i motivuar “për fat të keq, nga përkatësia etnike e lojtarit si pjesëtar i komunitetit ashkali. Sulmuesi ka përdorur gjithashtu fjalor ofendues dhe gjuhë me përmbajtje të rëndë racore”.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e dënoi dhunën ndaj Jasharit si akt “të papranueshëm dhe të patolerueshëm në shoqërinë tonë”.

    “Dhuna dhe diskriminimi në sport janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj vlerave tona më të shtrenjta: respektit, barazisë dhe dinjitetit njerëzor. Dënoj ashpër dhunën fizike dhe verbale ndaj futbollistit të ri, Belgin Jashari”, tha Osmani.

    Një burrë 47-vjeçar është dërguar në mbajtje për 48 orë si i dyshuar për sulmin ndaj Jasharit, njoftoi Policia e Kosovës më 26 prill.

    Policia tha se e ka marrë në pyetje të dyshuarin, si dhe ka marrë edhe dëshminë e futbollistit të ri.

    Ashkalinjtë janë një pakicë e vogël në Kosovë dhe njëlloj sikurse pakicat tjera si romët dhe egjiptianët, ata përballen me diskriminim dhe sfida të ndryshme, si qasje e kufizuar në punësim, arsimim, kujdes shëndetësor dhe banim.

    Në një raport të vitit 2024, Qeveria e Kosovës e pranon se ka diskriminim të vazhdueshëm ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Për këtë, ajo ka krijuar një Grupi Teknik Punues dhe të një Platforme Kombëtare që synojnë adresimin e ankesave dhe promovimin e barazisë, megjithëse sfidat në zbatimin e tyre vazhdojnë të jenë të pranishme.

    Reagimet kundër dhunës fizike dhe diskriminimit racor, si dhe mbështetja për Jasharin ishin të shumta.

    Ministrja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se Kosova është atdhe i të gjithë neve, pa asnjë dallim.

    “Shtypja, racizmi dhe çfarëdo dhune tjetër nuk mund të tolerohet prandaj ky rast duhet të trajtohet me seriozitet të lartë duke ndëshkuar autorin dhe me qëllim të parandalimit të rasteve të ngjashme në të ardhmen”, tha Haxhiu në Facebook.

    Mimoza Kusari, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, tha se racizmi, hegjemonia dhe ndjenja e superioritetit ndaj të tjerëve duhet të luftohen dhe parandalohen çdo ditë nga të gjithë.

    “Kosova është shtëpia e të gjithë atyre që jetojnë këtu dhe ndihen pjesë e saj”, tha ajo.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, shprehu mbështetjen e tij për Jasharin, duke shkruar në Facebook “jemi me ty Belgin”.

    “Ky sulm duhet të dënohet ashpër. Talenti duhet të vlerësohet. Askush nuk duhet të ndihet i kërcënuar për asgjë. Çdo formë racizmi duhet të zhduket. Paragjykimi nuk ka vend”, shkroi Hoti.

    Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës e dënuan dhunën ndaj Jasharit dhe shprehën mbështetjen e tyre për futbollistin.

    Federata e futbollit tha se ngjarjet e tilla janë “të papranueshme dhe bien ndesh me sportin dhe vlerat që ne i kultivojmë si shoqëri: respektin, barazinë dhe dinjitetin njerëzor”.

    Artikuj të ngjashëm

    Hykmete Bajrami shihet me një dokument para fillimit të seancës, ua tregon deputetëve të PDK-së

    Limaj kundër zgjedhjeve të reja: Çka o kjo po dojna me shku në zgjedhje?

    Haradinaj paralajmëron se do ta çojnë VV-në në Gjykatë Kushtetuese: Jemi në konsultime me PDK e LDK

    Të Fundit

    Hykmete Bajrami shihet me një dokument para fillimit të seancës, ua tregon deputetëve të PDK-së

    Limaj kundër zgjedhjeve të reja: Çka o kjo po dojna me shku në zgjedhje?

    Haradinaj paralajmëron se do ta çojnë VV-në në Gjykatë Kushtetuese: Jemi në konsultime me PDK e LDK

    A do t’i shkonin Osmanit në një takim me të gjitha partitë, kështu përgjigjet Peci

    “Produkti vendor do të goditet rëndë”, OEK i drejtohet me letër ZRRE-së për rrymën: Pezullojeni vendimin 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.