Lajme

Deklarata e Kurtit, Buzhala: Pse spo i ftoni njerëzit të dalin në protestë për Thaçin e Veselin para derës së Kurtit?

Gazetari Berat Buzhala reagoi pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Pse spo i ftoni ata 100 mijë prarë, këtë herë para derës së Kurtit”, shkrio ai.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Ne protesten e pare dhe te vetme te organizuar per Thacin, Veselin dhe te tjeret, paten dale ne shesh te Prishtina mbi 100 mije njerez.

Ne Kosove shumica e qytetareve jane te mllefosur me trajtimin jonjerezor qe Tribunali ua ka bo themelueseve te UCK’se dhe shtetit te Kosoves.

Pese vjet paraburgim. Pese vjet izolim. Cdo gje ka qene e stisur ne bashkepunim me Serbine dhe sherbimin sekret serb.

Tash del kryeministri i vendit dhe i bashkohet kesaj lufte kunder UCK’se, duke i thene te njejtat fjale qe i ka thene prokurori.

Mos m’thuni qe PDK po ben mjaftueshem. Mos m’thuni qe eshte mjaftueshem me e shkru nje status ne FB.

PSE S’po i ftoni ata 100 mije prape? Kete here para deres Kurtit?

Artikuj të ngjashëm

Back to top button