Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Daut Haradinaj tregon se si u hakmorën për vrasjen e studentit Armend Daci: Unë i kam pasur dy pistoleta

    29/01/2023 11:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Me të drejtat elementare të shtypura çdo ditë e më shumë, e me torturat e burgosjet që bënte regjimi serb, filluan lëvizjet e të rinjëve në shumë rajone të Kosovës.

    Revolta të kohës siç i quan i ftuari i radhës në emisionin “n’Demos”, Daut Haradinaj thotë se i filluan qysh në kohën e gjimnazit.

    “Ajo ka qenë një revoltë personale e secilit që ka mujt me ja kthy dorën serbisë të kohës, nuk mundemi me fol për urdhëra, por duhet me ia ofru popullit UÇK-në ashtu qysh u kanë, nuk ka nevojë hiq me zbukuru as me ngjyrosë, sepse origjinali ka qenë tepër storie e suksesshme. Ne kemi bërë rezistencë si të ri, atëherë kur na i ndërrun emrat shqip me ata serbë, ne si të ri, shkuam dhe e demoluam shtatoren e një serbi që ishte ngritur në oborr të shkollës. Ky ka qenë reagimi i parë i joni, ndoshta në shenj revolte për shkak se edhe na i mbyllën shkollat, edhe na i ndërrun emrat, ishte direkt një tendencë për të na mohu të drejtën me jetu në Kosovë, pastaj filloi aparati i dhunës”, ka deklaruar ai, shkruan GazetaDemos.

    Kthesa e tyre në përdorimin edhe të armëve nisi pas vrasjes së studentit Armend Dacit në Prishtinë nga një snajperist.

    “Kulmi ka qenë vrasja e studentit Armend Dacit, unë aty kam pasur armë me veti gjatë ceremonisë së varrimit, dhe jemi mundu atë dit që me bo një prezencë publike, por edhe me ndërhy sepse ishin barrikadu shumë forca serbe, kem pas ide me dal me marrë hak për Armendin, por mirë që s’kemi vepru, sepse kishim mujt me pësu, sepse kemi qenë shumë të ri, unë i kam pas dy pistoleta, por gjatë natën e kemi sulmu stacionin e Irzniqit në shenj hakmarrje për vrasjen e tij, ka mundur të jetë viti diku 1996, prej aty kem fillu ma drejtpërdrejt që me i sulmu pikat serbe për mos me i lanë më të qetë”, ka thënë ai.

    Emisioni i plotë:

    Artikuj të ngjashëm

    Haradinaj për xhipat e Kurtit: Si në kohën e egër kur vinin zyrtarët e Jugosllavisë

    Haradinaj: Nëse do t’i kishte opozita votat, kryeparlamentari do të zgjidhej

    Haradinaj për takimin e krerëve të partive me Osmanin: Nëse ka vullnet, zgjidhja do të dalë prej aty

    Të Fundit

    Vodhi disa herë në të njëjtin market, arrestohet 34-vjeçari pasi kapet në flagrancë nga pronari

    Deputeti i vetëm shqiptar, Shaip Kamberi bojkoton punimet në Parlamentin e Serbisë

    Pas prishjes me Kurtin, Taravari foto me Ramën: Me kryeministrin që e sjell Evropën kaq afër Ballkanit

    Arben Fetai që dikur e kundërshtonte, sot takon Albin Kurtin në Shkup: Si vëllau për vëlla

    Përfshihet nga zjarri një hapësirë fushore tek Kalaja e Kulinës në Kamenicë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.