Lumir Abdixhiku do të vazhdojë ta udhëheqë Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi nisma e opozitës së brendshme për shkarkimin e tij dështoi në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë.
Menjëherë pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, brenda sallës ku po mbaheshin punimet me dyer të mbyllura janë regjistruar pamje entuziaste.
Një pjesë e madhe e delegatëve kanë duartrokitur, duke festuar konfirmimin e Abdixhikut në krye të LDK-së.