Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Çlirimi i Kosovës, Abdixhiku: 12 qershori i ’99-ës, dita kur vendi nisi të marrë frymë lirë

    12/06/2025 10:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar 26-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Kosovës.

    Ai e quan ditë historike 12 qershorin e 1999-ës, duke kujtuar sakrificën e brezave që luftuan dhe kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

    Mesazhi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku në 26 vjetorin e Ditës së Çlirimit:

    “Në 26 vjetorin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, nderojmë dhe kujtojmë 12 qershorin e vitit 1999 – datën historike për popullin dhe shtetin e Kosovës. Sot, kujtojmë sakrificën e brezave që luftuan dhe kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Në këtë ditë, Kosova u çlirua nga okupatori dhe sunduesi serb, duke i dhënë fund më shumë se një shekulli okupimi dhe shtypjeje. Ishte dita kur vendi ynë nisi të marrë frymë lirë, në paqe dhe me shpresë për një të ardhme më të ndritur. Çlirimi erdhi si rezultat i një rrugëtimi të gjatë i përpjekjes së gjeneratave të tëra; erdh si dritë e fundme e paqësorëve të 90-tave, besimi i të cilëve s‘reshturi së pushuari kurrë; përmes angazhimit paqësor dhe vizionar të Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, dhe më pas përmes qëndresës së armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.

    Ndër të tjera, ai shton se e ardhmja e Kosovës është skicuar dhe projektuar në fjalë të ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke mos harruar t’i shpreh mirënjohje dhe aleatit të Kosovës, SHBA-së.

    “Këto përpjekje u kurorëzuan me ndërhyrjen vendimtare të NATO-s, pas 78 ditëve të bombardimeve kundër caqeve ushtarake serbe, duke shënuar kapitullimin e regjimit kriminal të Millosheviçit.  Ky regjim kishte kryer krime të rënda kundër njerëzimit – kishte vrarë mijëra civilë të pafajshëm, kishte dëbuar mbi një milion shqiptarë nga shtëpitë e tyre dhe kishte shkatërruar gjithçka që ishte shqiptare. Por falë përkushtimit të popullit tonë dhe ndihmës së miqve tanë ndërkombëtarë, e drejta dhe liria triumfuan”.

    “Pra, e ardhmja jonë është e skicuar dhe projektuar në fjalë të Atit Themeltar të Republikës së Kosovës, Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, “Kosova shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO dhe BE, e me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”; vizioni i të cilit na shërben si udhërrëfim politik në secilin hap tonin! Prandaj ne sot, shprehim mirënjohje të thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, NATO-n dhe të gjitha shtetet demokratike që qëndruan krah Kosovës në momentet më vendimtare.  Le të jetë kjo ditë gjithmonë kujtim i sakrificës dhe udhërrëfyes për të ardhmen tonë të përbashkët. URIME DITA E ÇLIRIMIT, KOSOVË!”

    Artikuj të ngjashëm

    Balona me turistë rrëzohet në Kapadokia, vdes një person

    Ambasadorja izraelite: Evropa duhet të jetë mirënjohëse për atë që po bën Izraeli në Iran

    Dimal Basha: Ne e kemi të qartë, kemi thënë me LDK-në po, me PDK-në jo

    Të Fundit

    Balona me turistë rrëzohet në Kapadokia, vdes një person

    Ambasadorja izraelite: Evropa duhet të jetë mirënjohëse për atë që po bën Izraeli në Iran

    Dimal Basha: Ne e kemi të qartë, kemi thënë me LDK-në po, me PDK-në jo

    Shkon në 13 numri i të vrarëve në Izrael, 380 plagosen

    Guri: VV dhe Kurti nuk kanë interes për zhbllokim të situatës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.