Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Çka përfshin projekti 237 milionë dollarësh i amerikanëve për energjinë?

    05/07/2022 11:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Hisedarët e sektorit të energjisë së Republikës së Kosovës dhe delegacioni amerikan i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) këtë të martë mbajtën takim plenar.

    Takimi u hap nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe drejtorja e MCC për Kosovë, Sarah Olmstead.

    Në fjalën e hapjes Ministrja Rizvanolli falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për punën dhe gatishmërinë për të lëvizur tutje me hapa të shpejtë në dizajnimin e projektit.

    Në veçanti, falënderoi MCC-në dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën me 202 milionë dollarë, që do të jetë granti më i madh në sektorin e energjisë në histori të Kosovës.

    Nga ana tjetër, Olmstead falënderoi Rizvanollin dhe pjesëmarrësit për takimin e sotëm, si dhe për ndihmën e dhënë gjatë muajve të kaluar në zhvillimin e programit kompakt me MCC-në. Po ashtu, Olmstead kërkoi nga të gjitha partitë politike vendore mobilizim politik gjatë procesit ratifikues, për të shmangur vonesa, duke marrë parasysh rëndësinë e madhe të këtij projekti për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Të dy palët u dakorduan për domosdoshmërinë e intensifikimit të procesit të ratifikimit dhe proceset e tjera përcjellëse teknike të cilat përshpejtojnë dhe hapin rrugën drejt zbatimit të projektit.

    Periudha zbatuese e projektit pritet të fillojë nga viti 2024, ndërsa çdo vonesë gjatë ratifikimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të paraqiste vonesë në periudhën e zbatimit, u tha në takim.

    Në këtë takim të përbashkët morën pjesë edhe përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT, KEK, ZRrE dhe KEDS.

    Ky takim plenar pason konfirmimin me votë unanime të Programit Kompakt nga Bordi i Drejtorëve të MCC-së, vendim i cili ka hapur rrugën në përshpejtimin e procesit të zbatimit të projektit.

    Me qëllim të fillimit të dizajnimit të projektit të kapaciteteve akumuluese të energjisë, për vizitë pune 10 ditore në Kosovë, po qëndron në Kosovë delegacioni amerikan i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), i përbërë nga 10 persona, kryesuar nga Jonathan Saiger, Këshilltar i lartë operativ i MCC-së.

    Programi Kompakt do të jetë investimi më i madh në sektorin e energjisë në Republikën e Kosovës, në vlerë prej 236.7 milionë dollarëve. Investimet e programit Kompakt do të jenë pronë e Kosovës, dhe shënojnë njërin nga bashkëpunimet më të rëndësishme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Programi do të përfshijë tri projekte: rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet 170 MW, që ofrojnë rezervë 340 MWh); zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë, dhe Projekti i Institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim.

    Projekti i parë konsiston në blerjen dhe instalimin e baterive me kapacitet të lartë, që shërbejnë si rezerva të energjisë. Kapaciteti i sistemit akumulues të energjisë pritet të jetë më i madhi në Evropë për kokë-banori, dhe shënon njërin prej projekteve më inovative në rajon dhe më gjerë.

    Artikuj të ngjashëm

    Rizvanolli thotë se ‘mund të eskiztojë mafia energjetike në Ballkan’ e ta ketë ‘selinë në Beograd’

    Rizvanolli mbikëqyr punimet e remontit në bllokun B1 dhe informohet për rrjedhjen në B2, tregon kur kthehet në funksion

    “Pishina me ujë të nxehtë, prodhimi i drogës” – Rizvanolli akuzon qytetarët për shpenzimin e rrymës

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.