Sport

Chimaev dhe Strickland janë gati për përballjen e madhe në UFC

Një nga përballjet më të pritura në botën e UFC-së do të zhvillohet nesër në mëngjesin e hershëm, ku do të përballen Khamzat Chimaev dhe Sean Strickland në një duel që pritet të jetë i ashpër dhe plot emocione.Meçi do të zhvillohet me fillim nga ora 05:00 (me kohën tonë lokale) dhe pritet të dhurojë spektakël në oktagon, shkruan GazetaBlic Sport.

Chimaev vjen me rekord të fortë dhe reputacion si një nga luftëtarët më dominues në kategori, ndërsa Strickland njihet për stilin e tij të pakompromis dhe mentalitetin luftarak që e bën gjithmonë të rrezikshëm në oktagon.Tensioni mes tyre është rritur edhe më shumë nga deklaratat e fundit, duke e bërë këtë përballje edhe më interesante. Tani mbetet vetëm të shihet kush do të dalë fitues në këtë super sfidë.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button