Sonte me fillim nga ora 21:00, do të zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale në mes të Interit dhe Barcelonës.
Përballja do të zhvillohet në “Giuseppe Meazza”.
Loja e parë mes dy gjigantëve të futbollit evropian ka përfunduar baraz, 3:3.
Kështu gjithçka është ende e hapur dhe finalisti i parë pritet të dihet sonte.
Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën më gjigante televizive Artmotion, në kanalin Sport 1, me komentimin e Andin Lokajt.