Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Çfarë dihet për aksidentin tragjik me tren në Biberach në Gjermani, ku tre persona humbën jetën?

    28/07/2025 09:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mes viktimave ishte drejtuesi i lokomotivës, një punonjës i hekurudhës dhe një pasagjer. 41 vetë pësuan lëndime. Me gjasa shkak i aksidentit është bërë një rrëshqitje dheu, por hetimet vazhdojnë.  Aktualisht nuk ka prova për ndërhyrje nga jashtë. Në momentin e aksidentit ka pasur reshje të forta, tha një zëdhënës i policisë në Ulm për ARD, dyshohet se ujërat kanë rrjedhur poshtë argjinaturës, duke shkaktuar rrëshqitje dheu.” Me sa duket rrëshqitja e dheut ka prekur shinat dhe ka të ngjarë të ketë shkaktuar daljen e trenit nga shinat. Hetimet nuk kanë përfunduar ende.

    Kancelari Friedrich Merz (CDU) deklaroi në X se aksidenti hekurudhor në Biberach e ka tronditur. “Ne mbajmë zi për viktimat. U shpreh ngushëllimet e mia familjeve.” Merz deklaroi se është në kontakt të ngushtë me Ministrin e Brendshëm dhe Ministrin e Transportit dhe u ka kërkuar atyre të mbështesin shërbimet e shpëtimit me të gjitha mjetet e mundshme. Ministri gjerman i Transportit Patrick Schnieder (CDU) deklaroi: “Situata në vendngjarje është tronditëse. Përmasat e aksidentit hekurudhor pranë Riedlingen vetëm mund të hamendësohen.” Schnieder shtoi se autoritetet janë në kontakt të ngushtë me hekurudhën gjermane dhe po ofrojnë mbështetje “kudo që të jetë e mundur”. “Ekspertët tanë janë në rrugë për të hetuar shkakun e aksidentit së bashku me autoritetet hetuese.”

    Qindra forca shpëtimi ishin dje në vendin e aksidentit. Aktualisht linja hekurudhore aty është mbyllur. Në faqen e internetit të hekurudhës gjermane, u njoftua, se shërbimi hekurudhor midis Munderkingen dhe Herbertingen është pezulluar.

    Artikuj të ngjashëm

    Gjashtë të vdekur nga të shtënat masive në një treg ushqimor të Bangkokut

    Rast i rrallë në Indi: Një-vjeçari kafshon kobrën, ai mbijeton teksa kafsha ngordh

    Konsullata në Stuttgart: Nuk ka kosovarë të konfirmuar mes viktimave në aksidentin në Riedlingen

    Të Fundit

    Gjashtë të vdekur nga të shtënat masive në një treg ushqimor të Bangkokut

    Rast i rrallë në Indi: Një-vjeçari kafshon kobrën, ai mbijeton teksa kafsha ngordh

    Çfarë dihet për aksidentin tragjik me tren në Biberach në Gjermani, ku tre persona humbën jetën?

    Konsullata në Stuttgart: Nuk ka kosovarë të konfirmuar mes viktimave në aksidentin në Riedlingen

    Vajza e qytetarit që u konfrontua me Pacollin: Ajo kur s’e ka problem me vjedh shtetin, s’e ka problem as me sulmu

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.