Bukuroshja me origjinë nga Kosova – Miss Finlanda 2025

Mbrëmë në Espoo u mbajt finalja e konkursit të bukurisë Miss Finland, ku kurora iu dha Sarah Dzafce. Ajo u vlerësua nga juria për paraqitjen dhe elegancën e saj, duke u shpallur fituese e edicionit të sivjetshëm.
Menjëherë pas shpalljes, rrjetet sociale u mbushën me komente e reagime. Një pjesë e tyre shprehën krenari për fitoren, ndërsa të tjerë sollën kritika, duke theksuar faktin se Sarah nuk është “100% finlandeze”, pasi babai i saj është nga Kosova.
Pikërisht ky detaj ka qenë temë diskutimi mes publikut, duke hapur debat mbi përfaqësimin dhe diversitetin në garë.
Dzafce vetë është shprehur se prejardhja e saj e përzier është një vlerë që e ka ndihmuar të lidhet më lehtë me njerëz nga kultura të ndryshme.
Ky nuk është rasti i parë kur Miss Finland ka fituese me origjinë të përzier. Lola Odusoga u kurorëzua më 1996 me baba nga Nigeria, Sara Chafak në vitin 2012 me rrënjë marokene dhe Shirly Karvinen në vitin 2016 me nënë kineze. Triumfi i Sarah Dzafce-s sjell kështu një shembull tjetër të përfaqësimit multietnik në konkurs