LajmeZgjedhjet 2025

Buja viziton fermerët në Konjuh: Bujqësia e Lipjanit ka potencial të madh zhvillimi

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Lipjani, Shukri Buja ka vizituar sot vëllezërit Hashim, Ruzhdi dhe Kadri Krasniqi nga Konjuhi.

Të njëjtit i vlerësoi si fermerë shembull për kultivimin e perimeve, veçanërisht të patates.

“Me mbi 50 hektarë të mbjellë dhe me eksport edhe në Shqipëri, ata tregojnë se bujqësia e Lipjanit ka potencial të madh zhvillimi”, tha ai.

Buja premtoi se do të ndërmarrim masa specifike që i ndihmojnë fermerët, duke u ofruar kushte më të mira për prodhim, ruajtje, si dhe tregtim të produkteve bujqësore.

“Fermeri i Lipjanit duhet të jetë i mbështetur, sepse bujqësia ka potencial të madh zhvillimi në krahasim me sektorët tjerë në Lipjan”, përfundoi kandidati i PDK-së.

Back to top button